Young: Për Interin nuk u mendova dy herë

Futboll

Young: Për Interin nuk u mendova dy herë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:40
Young: Për Interin nuk u mendova dy herë

Pavarësisht moshës 35-vjeçare, impakti i Ashley Young në fushë me fanellën e Interit ishte i menjëhershëm dhe i rëndësishëm, pasi anglezi është shndërruar në një titullar të skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte.

Anësori anglez tregoi për mediat se menjëherë sapo mësoi se nuk do të kishte hapësirat e duhura te Manchester United, filloi të planifikojë largimin dhe kur erdhi oferta e Interit, nuk u mendua dy herë për të vendosur.

“Sapo dëgjova për ofertën, thashë më jepni kontratën ta firmos dhe më dërgoni në avion që të shkoj menjëherë. Tani luaj me buzëqeshjen e stampuar në fytyrë, pasi jam njeri që përshtatem shpejt me mënyrën e jetesës, por edhe me stile të ndryshme loje”, tregon Young.

Nga Dusseldorfi, ku skuadra zikaltër është e grumbulluar në pritje të sfidës gjysmëfinale të Europa Leagues përballë ukrainasve të Shakhtar Donetsk, anësori 35-vjeçar shprehet mjaft optimist se Interi do të jetë në finale dhe do të provojë të fitojë trofeun.

“Kisha folur me Conten dhe drejtuesit, dhe doja të bëhesha pjesë e një prej skuadrave më të mëdha në historinë e futbollit,. Ky grup ka një shpirt gare të jashtëzakonshëm dhe të gjithë duan të fitojnë si në ndeshje, ashtu edhe në stërvitje. Duam të shkojmë në finale dhe nuk mendoj aspak nëse atje do të gjejmë përballë Manchester United. Duam ta mbyllim sezonin me një trofe”, u shpreh mbrojtësi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat