Mërgim Vojvoda në Serie A

Futboll

Mërgim Vojvoda në Serie A

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 15:07
Mërgim Vojvoda

Atalanta është duke insistuar për Mërgim Vojvodën.

Në Serie A tashmë ka shumë futbollistë shqiptarë, por sezonin 2020/21 ka mundësi që të ketë edhe shumë më shumë.

Tashmë mediat raportojnë për blerje të shumta që do të bëjnë klubet italiane dhe emrat e shqiptarëve natyrisht lidhen me to.

Pas Vedat Muriqit, për të cilin thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Lazion, në Serie A pritet të përfundojë edhe futbollisti tjetër i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvodën.

Ai është kthyer në titullar te skuadra e Standard Liege dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishme.

Atalanta e Gasperinit po tenton ta joshë dhe duket se marrëveshja është arritur.

Mediet belge raportojnë se mbrojtësi do t’i bashkohet ekipit të Berat Gjimshitit duke u bërë futbollisti i dytë me origjinë shqiptare në skuadër.

Atalanta ofron 4 milion euro për Vojvodën, ndërsa belgët duan 6 milion euro.

Ish ekipi i Vojvodës, Mouscrone, ka 20% të kartonit, prandaj kërkojnë që shifra të rritet. Me shumë mundësi marrëveshja do të konkretizohet në ditët në vijim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat