Filozofia gjermane pushton Champions League

Futboll

Filozofia gjermane pushton Champions League

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 16:07
Filozofia gjermane pushton Champions League

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që tre trajnerë gjermanë të mbërrinin në gjysmëfinalen e “Champions League”. Por kjo arritje erdhi në sezonin 2019-2020, teksa filozofia gjermane e futbollit ka triumfuar në kompeticionin më të rëndësishëm.

Bajern dhe Leipzig kanë mbërritur deri në gjysmëfinale, ndërsa trajnerët Nagelsman, Flick dhe tekniku i PSG-së, Tuchel, do të kenë një përballje muskujsh për të treguar më të mirin brenda llojit.

Hegjemoninë e tyre e prish vetëm Garcia dhe Guardiola, ku vetëm një prej tyre do të kalojë në gjysmëfinale atje ku i pret Bajerni i Mynihut. Dhe si për të përmbyllur qershinë mbi tortë, ajo fitore me shifrat 8-2 ndaj Barcelonës është një tregues që i thotë të gjitha.

Në gjuhën e “Formula 1”, skuderia e Gjermanisë në “Champions League” ka kaluar me 100 pikë përpara të gjithë ndjekësit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat