Herrera: Nëse nuk e fitojmë Championsin, nuk do të jetë dështim

Futboll

Herrera: Nëse nuk e fitojmë Championsin, nuk do të jetë dështim

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 16:31
Herrera: Nëse nuk e fitojmë Championsin, nuk do të jetë dështim

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Ander Herrera, ka insistuar se edhe nëse gjiganti francez nuk e fiton trofeun e Ligës së Kampionëve këtë muaj, sezoni 2019/20 nuk mund të cilësohet dështim për PSG-në.

Paris Saint-Germaini është dy fitore larg trofeut të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit, pasi që e ka zënë një vend në fazën gjysmëfinale të kësaj gare për herë të parë që nga viti 1995.

Djemtë e Thomas Tuchel e mposhtën Atalantan në mënyrë dramatike në mesjavë për ta siguruar një vend në gjysmëfinalen kundër RB Leipzigun, që në anën tjetër befasoi shumë tifozë të futbollit duke e eliminuar Atletico Madridin.

Kampioni i Ligue 1 ishte shumë prapë eliminimit edhe vet, mirëpo në minutat e fundit të lojës, përfshirë këtu kohën shtesë, PSG-ja e përmbysi rezultatin nga disfata 1:0 në fitore 2:1 falë folave të shënuara nga Marquinhos dhe Eric Maxim Choupo-Moting.

Paris Saint-Germaini tani cilësohet favorit për ta arritur finalen e 23 gushtit, megjithatë Herrera thotë se suksesi në Evropë nuk do ta definojë këtë sezon për francezët, që i kanë fituar katër trofetë vendore në Francë gjatë këtij sezoni.

“Nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve, nuk do të jetë dështim. Përndryshe do të ishte dështim për dhjetë ekipe atëherë. Ne kemi bërë punë të mrekullueshme në garat vendore, duke i fituar katër trofe këtë sezon”, ka thënë Herrera.

“Por është e vërtetë se Leipzig dhe Lyon ndoshta nuk prisnin të arrinin deri këtu. Ne e kemi cilësinë dhe aftësinë për ta fituar gjysmëfinalen, por ne duhet ta dimë se ata do të luajnë të lirë, pa e pasur presionin për të fituar ndeshje. Ata do të jetë shumë të rrezikshëm për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat