Interi identifikon Kanten si transferimin e madh të mesfushës

Futboll

Interi identifikon Kanten si transferimin e madh të mesfushës

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 17:28
Antonio Conte dhe N’Golo Kante

Interi thuhet se ka identifikuar yllin francez të Chelseat, N’Golo Kante si një transferim të madh për repartin e mesfushës.

Trajneri Antonio Conte është i etur për të transferuar një mesfushor të ri i cili do të ishte lider i repartit të mesit të fushës.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Inter ka identifikuar mesfushorin e Chelseat, Kante, për ta transferuar gjatë kësaj vere.

Blutë besohet të jenë të hapur për oferta për 29-vjeçarin francez, ndërsa ish-trajneri i tij Conte thuhet se është i prirur për një ribashkim me të në Serie A.

Kante u mor me një numër të madh lëndimesh të bezdisshme në sezonin 2019-20, dhe nuk është më një titullar fiks te Chelsea.

Ylli francez pëlqehet shumë edhe nga Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat