Havertz gati për hapin tjetër në karrierë – dritë e gjelbër për Chelsea

Futboll

Havertz gati për hapin tjetër në karrierë – dritë e gjelbër për Chelsea

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 17:42
Kai Havertz

Mesfushori gjerman, Kai Havertz është gati të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij.

Havertz gëzon interesimin e Chelsea, edhe pse këta të fundit akoma nuk kanë bërë ofertë për lojtarin.

Shefi ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro megjithatë ka dhënë një dritë të gjelbër për ‘Blutë’ pas deklaratave të fundit.

Carro ka bërë të ditur se Havertz tashmë ka vendosur që të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij.

“Kai na ka thënë për dëshirën e tij që të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij. Nëse kjo do të bëhet së shpejti nuk mund ta them”, ka thënë Carro.

“Ka disa klube që kanë Kai në planet e tyre për të ardhmen”, ka shtuar shefi ekzekutiv i Leverkusen.

Chelsea kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe kjo mund të jetë ndihmë për ta që të bindin lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat