Tetë klubet që Lionel Messi mund t’iu bashkohet nëse ai vendos të largohet nga Barcelona

Futboll

Tetë klubet që Lionel Messi mund t’iu bashkohet nëse ai vendos të largohet nga Barcelona

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 19:09
Lionel Messi

Sezoni zhgënjyes i Barcelonës u mbyll nga një humbje poshtëruese 8-2 nga Bayern Munich të premten në mbrëmje në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Për herë të parë që nga viti 2008, Blaugranët kanë përfunduar fushatën pa trofe.

Jo vetëm kaq, por humbja ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve është përshkruar si fundi i një epoke dhe fillimi i një epoke të re.

Njëri nga shumë dilemat është edhe mbetja apo largimi i kapitenit Lionel Messi nga Camp Nou.

Ylli argjentinas ka qenë shumë i lidhur me një largim nga Barcelona dhe kjo humbje si duket mund të ketë shpejtuar largimin e tij.

Por, ku do të shkonte Messi nëse vend të largohet nga Barcelona?

Faqja e njohur sportive GivemeSport ka zgjedhur tetë destinacione të mundshme për Messin.

Paris Saint-Germain

Ndoshta një nga klubet e vetme në botë që mund të përballojë tarifën e transferimit të Messit. Nëse ndonjë klub dëshiron ta nënshkruajë atë, ata do të duhet të aktivizojnë klauzolën e tij të lëshimit prej 700 milionë euro.

Sipas mediumit El Pais, argjentinasi mund të largohet sme kushtet e tij në fund të çdo sezoni, por PSG me siguri do të jetë në gjendje të përballojë pothuajse çdo tarifë – dhe pagën e tij gjithashtu.

Manchester City

A do të ketë një ribashkim me Pep Guardiola? Ashtu si PSG, edhe Man City është në gjendje të përballojë Messin, si në aspektin e tarifës së transferimit ashtu edhe pagës.

Kapiteni i Barcelonës, natyrisht, asnjëherë nuk ka luajtur në Ligën Premier dhe shumë tifozë kanë qenë kritikë ndaj tij për këtë fakt.

Inter Miami / MLS

Prej kohësh është raportuar se Messi mund të përfundojë karrierën e tij në MLS me Inter Miamin e David Beckhamit.

Klubi i sapoformuar do të jetë i etur për të marrë disa yje të mëdhenj në ekipin e tyre dhe emër më të madh se Messi nuk do të mund të sillte.

Superliga Kineze

Ashtu si sugjerohet që Messi do të luajë në MLS, është e vështirë ta mos fantazosh edhe për një lëvizje në Kinë.

Shumë emra të mëdhenj kanë shkuar përpara tij si Oscar, Hulk, Paulinho dhe Stephan El Shaarawy dhe kanë vazhduar shkëlqimin.

Bayern Munich

Mund të pyesni veten pse është vendosur Bayern Munich në këtë listë. Epo, Messi është jashtë kontratës verën e ardhshme dhe kampionët e Bundesligës e duan një transferim falas.

Arjen Robben dhe Franck Ribery ishin të rëndësishëm për klubin në të 30-tat e tyre, kështu që mosha e Messit ndoshta nuk do ta frikësonte Bayernin.

Juventus

Vetëm disa muaj më parë, Juventusi ishte ndër më favoritët për të nënshkruar Messin kur situata e tij në Barcelona thuhet se u përkeqësua.

Ashtu si Bayerni, klubi nga Torino e do një transferim falas – thjesht shikoni goditjet e tyre si Dani Alves, Emre Can, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.

Inter

Klubi italian ka qenë klubi më i lidhur me Messit pas zërave se sulmuesi argjentinas nuk po kalon kohëra të mira në Camp Nou.

Messi ka qenë edhe në të kaluarën i preferuar nga Interi dhe një transferim i tij nuk do të ishte befasi.

Newells’ Old Boys

Ndoshta më e mundshme nga të gjitha lëvizjet për Messin është klubi argjentinas, pasi ai nuk e përjashtoi kurrë një kthim në vendin ku filluan të gjitha.

Magjistari i vogël është një mbështetës i përjetshëm i Newell’s Old Boys dhe u bashkua me klubin kur ai ishte vetëm gjashtë vjeç.

Ai qëndroi për gjashtë vjet të tjera dhe shënoi mbi 500 gola si lojtar i të rinjve para se të bashkohej me Barcën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat