Ja gjermanët si bëjnë “hajgare” me Messin

Futboll

Ja gjermanët si bëjnë “hajgare” me Messin

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 20:58
Ja gjermanët si bëjnë “hajgare” me Messin

Gjermanët u zgjuan këtë të shtunë midis habisë dhe mosbesimit: Ishte një ëndërr apo e vërtetë? Kur hapën gazetat, kuptuan se fitorja 8-2 e Bayern Munich kundër Barçës së Messit ishte aq e vërtetë sa 7-1 i “Mannschaft” kundër Brazilit, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2014. Fillimisht foli njëri nga protagonistët, që i jetoi të dyja netët e lumtura në fushën e blertë. “Kundër Brazilit nuk ishim aq dominues sa sonte”, – tha Thomas Müller, sapo përfundoi ndeshja.

Shtypi gjerman u ekzaltua me kampionët e Bundesligës dhe bëri “hajgare” me Blaugrana-t. “Ishte një tjetër nivel, një shkatërrim, një poshtërim dhe një shfaqje e forcës”, – shkroi “Bild” në versionin e tij në internet, duke nënvizuar se “diçka “historike kishte ndodhur”. Sa i përket figurës së Messit, vlen të përmendet ashpërsia me të cilën iu drejtuan atij disa bavarezë . “Opsionet nuk ishin të gjitha të këqija për të. Ai kishte planifikuar pushime për ditën tjetër, mezi po priste”, ironizoi ish-lojtari i Bayernit, Mehmet Scholl.

Lojtarët aktualë të gjigantëve bavarezë, gjithashtu nuk kishin dhembshuri në deklaratat e tyre. Kur u pyet nëse ndien keqardhje për Messin, kur e panë “të shtrirë në tapet”, Leon Goretzka u tha kamerave të “Sky”:

“Nuk ishte keq, ai më argëtoi”. Sa i përket rëndësisë së fitores, Goretzka shtoi: “Ne jemi euforikë. është diçka shumë e veçantë. Unë mendoj se do të zgjasin disa ditë derisa ta asimilojmë atë që kemi përjetuar”.

Shoku i tij i skuadrës dhe kombëtares, Joshua Kimmich, u pajtua me këtë qëndrim: “Kjo që kemi bërë, tetë gola kundër Barcelonës, është e vështirë për t’u kuptuar. Ishte e jashtëzakonshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat