Pal Dreshaj: Objektivi ynë është të jemi në kreun e futbollit në Mal te Zi

Futboll

Pal Dreshaj: Objektivi ynë është të jemi në kreun e futbollit në Mal te Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2020 Në ora: 22:34
Pal Dreshaj: Objektivi ynë është të jemi në kreun e futbollit në Mal te Zi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, me fitoren me rezultat 2:0 kundër Buduçnostit jo vetëm Malësinë që i ka gëzuar fortë por kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët. Fitore e madhe dhe e pastër si loti ndaj skuadrës së njohur të futbollit, kampionit aktual Buduçnosti nga Podgorica. Futbollistët Ilir Camaj e  Kristjan Vulaj janë autorët e golave të fitores.

Puna, angazhimi, disiplina dhe loja e madhe ka qenë edhe çelësi i triumfit të skuadrës shqiptare në hapje të Kampionatit të Malit të Zi, duke iu bërë me dije se do të janë arrë e fortë për secilën skuadër. 

Presidenti i klubit, Pal Dreshaj, me stafin e tij, ka bërë një punë të mrekullueshme, duke e ndërtuar një ekip të frikshme për rivalët. Tri pikë të mëdha që nuk maten as me ari u fituan në stadiumin e Komit në Podgoricë, pasi që në Tuz ende nuk është i gatshëm stadiumin për ndeshje, për shkak se janë duke u rinovua disa pjesë.

Image

Në Malësi jetojnë me sukseset e Deçiqit.  Në Malësi kudo flitet për futbollin dhe me krenari për rezultatet e skuadrës shqiptare, prej më të organizuarave në Mal të Zi.

Klub që ka ambicie që të jetë sa më lartë në renditjen e Kampionatit të Malit të Zi. Klub që synon t’i sfidojë skuadrat me renome si Buduçnostin, Sutjeskën e Nikshiqit, pastaj Zetën, Rudarin e Plevlës etj.  Pal Dreshaj, është i lumtur për fitore, i përgëzon djemtë për lojën e madhe dhe beson e shpreson se do të vazhdojnë gjithnjë me rezultate të mira dhe kërkon kreun e tabelës.

“Bota sot”: Z. Pal, Deçiqi rikthehet në elitë, starton me fitore dhe kundër skuadrës së njohur, kampionit Buduçnosti, një fitore që ka bërë bujë jo vetëm në Mal të Zi, ju si president si e vlerësoni këtë?

Pal Dreshaj:  Pa diskutim është një fitore më shumë vlerë për ne si klub. Edhe pse me arsye rolin e favoritit e mbante kampioni aktual i Malit të Zi djemtë tanë hynë në ndeshje me përgjegjësi dhe të disciplinuar, të motivuar dhe në fund mundi u shpërblye.

“Bota sot”: Deçiqi së shpejti ndeshjet do t'i luajë në Tuz dhe nën dritat e reflektorëve, është një befasi e këndshme për të gjithë?
Pal Dreshaj:
Po... Një prej objektivave që i kemi caktua vitin e kaluar po realizohet në afatin e paraparë... Prezhektorat do të përfundohen brenda javës që vjen. Ndërtimi I tyre do të përmirësojë kushtet për ushtrime dhe për lojë. Gjë që do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së lojës. Gjithashtu do të jetë një kënaqësi edhe për tifozët tanë. Ky projekt realizohet me mbështetje të Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Komunës dhe Klubit. 

Image

“Bota sot”: Start i jashtëzakonshëm, cilat janë synimet e Deçiqit?
Pal Dreshaj:
KF Deçiqi para se të merret në menaxhimin nga Komuna e Tuzit ishte para shuarjes... Pa infrastrukturë, pa administratë, pa kategori zinxhir, me obligime dhe borxhe. Dhe ne u përvishem punës dhe i përcaktuam objektivat:
-ngritja e kapaciteteve ne burimet njerëzore
-shlyerja e borxheve dhe obligimeve
-ngritja e kategorive zinxhir
-ndërtimi i prezhektorave
-ndërtimi I tribunave moderne
- ndërtimi i dy fushave tjera ndihmëse
Dhe çfarë ishte me më rëndësi ishte ngritja në kategorinë Superiore në Mal të Zi.
Natyrisht se sukseset e skuadrës dhe starti i mirë është faktori kryesorë shtytës për realizimin e këtyre objektivave. Disa nga ato i kemi realizuar për një kohë të shkurtër. Ne nuk do të kënaqemi me kaq. Objektivi ynë është të jemi në kreun e futbollit në Mal te Zi... Jemi të vetëdijshëm se për këtë duhet kohë... Është proces... Por nëse tregohet rasti ne do ta shfrytëzojmë.

“Bota sot”:  Kujt ia dedikoni fitoren?
Pal Dreshaj:
Fitoren ia dedikoj të gjithë atyre që na përkrahin dhe na duan...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat