Koeman flet për rastin e Barcelonës

Futboll

Koeman flet për rastin e Barcelonës

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 14:31
Koeman flet për rastin e Barcelonës

Shkarkimi i Kike Setien nga stoli i Barcelonës është i pashmangshëm. Në kampin spanjoll tani po flitet për zëvendësuesin e tij.

Më i përfoluri për të marrë drejtimin e Barcelonës është Ronald Koeman. Koeman është për momentin trajner i kombëtares së Hollandës por është gati të largohet nga drejtimi i “Tulipanëve” për të shkuar tek katalanasit.

Së fundmi vetë Koeman ka foluar haptazi dhe e ka pranuar se do dëshironte të bëhej trajner i Barcelonës. “Nuk mund të them shumë tani. Po unë do të doja të bëhesha trajner i Barcelonës, kjo është e qartë.

Do të ishte një ëndërr e bërë realitet. Por problemi është se duhet arritur një marrëveshje dhe pastaj firma në letër”, përfundoi Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat