Ballkani pagoi 60 mijë euro dëmshpërblim Skënderbeut

Futboll

Ballkani pagoi 60 mijë euro dëmshpërblim Skënderbeut

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 14:07
Ballkani pagoi 60 mijë euro dëmshpërblim Skënderbeut

Skënderbeu bën shitjen e dytë radhazi në Kosovë.

Pas qendërmbrojtësit Bajram Jashanica, këtë herë është mesfushori Nazmi Gripshi që i bashkohet Ballkanit të Suharekës.

Gripshi u prezantua dje tek Ballkani.

Mirëpo, lojtari ishte nën kontratë me Skënderbeun deri në qershor të vitit 2021 dhe presidenti Ardjan Takaj, pasi shqyrtoi të gjitha ofertat, vendosi të pranonte propozimin e kosovarëve.

“Po, Gripshi do të kalojë te Ballkani. Kemi arritur marrëveshjen”, deklaroi kreu i klubit bardhekuq Ardjan Takaj për “Panorama Sport”, ndërsa nuk pranoi të jepte më tepër detaje.
Gjithsesi, burime në klub tregojnë se nga ky transferim Skënderbeu do të përfitojë një shumë prej 60 mijë eurosh.

Kujtojmë që për Jashanicën akordi ishte për 40 mijë euro.

Ndërkohë, në Kosovë e lidhin bashkëpunimin e Skënderbeut me Ballkanin edhe si një afrim të mundshëm të drejtorit sportiv, Haris Fakiç.
Mirëpo, i pyetur për një largim të këtij të fundit, dje Takaj mohoi gjithçka. Çdo gjë do të shikohet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat