Paralajmëron Messin

Futboll

Paralajmëron Messin

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 11:14
Paralajmëron Messin

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona për Manchester City është i mundur, pohon Yaya Toure, por ish-ylli i “Blues” dhe Blaugrana pranon se çdo marrëveshje për argjentinasin këtë verë do të jetë “e ndërlikuar”. E ardhmja e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” në “Camp Nou” duket në dyshim serioz. Nisur nga dështimi total i Barcelonës në sezonin 2019-2020, raportohet se Messi po mendon për opsionet e tij.

Ai ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tanishme, me bisedimet e zgjatjes së marrëveshjes në pritje, ndërsa gjigantët e La Liga-s po përpiqen të adresojnë çështje serioze brenda dhe jashtë fushës. Legjenda e klubit, Ronald Koeman, është emëruar trajner i ri i klubit, me holandezin që ka zhvilluar dje bisedime me Messin në përpjekje për të zbuluar se nga anon kapiteni.

Argjentinasi duket se më shumë tërhiqet nga ideja për të provuar një eksperiencë të re, duke i ndërprerë lidhjet me ekipin e vetëm që ka përfaqësuar në karrierë, deri më tani. Pak klube mund ta përballonin transferimin e 33-vjeçarit, nëse Barça do të detyrohej të hapte “ankandin”. Manchester City mund ta merrte në Premier League, gjithsesi.

Toure beson se, me ato që anë ndodhur në “Etihad”, klubi atje mund të eksplorojnë një transferim mahnitës, veçanërisht me Pep Guardiolën në kërkim të “xhuxhit” të tij. Sidoqoftë, ish-futbollisti i të dyja skuadrave pranon se çdo diskutim do të jetë i vështirë.

Legjenda e “qytetarëve” tha për “Daily Star”: “Do të jetë e ndërlikuar. Nga ajo që di, Messi e do Barcelonën. Ai e do qytetin, e do klubin, e do filozofinë atje. Por, nëse do të duhej të largohej nga Barcelona, ndoshta mund të vijë te Manchester City. Pse? Sepse ky klub ka para për ta blerë atë. Janë vetëm pak klube në Premier League, që mund ta afrojnë atë, për të qenë i sinqertë.

Nëse vjen te Manchester City do të jetë mjaft mirë, sepse pjesa tjetër e Premier League është gjithashtu mjaft e fortë. Nisur nga mënyra se si luan Messi, pak trajnerë do ta duan atë, sepse thjesht pozicionohet në krah dhe nuk dëshiron të mbrojë shumë. Në Angli do ta kritikojë për këtë. Skuadrat në Premier League duan që ju të punoni, të mbroni dhe të sulmoni. Kjo nuk është e lehtë.

Por, nëse ai vjen në Angli, mund ta shihja duke luajtur për Manchester City, sepse Guardiola e njeh më mirë dhe mund ta përshtasë në skuadrën e tij, duke luajtur futbollin që dëshiron. Kam pak dyshim nëse ai do të largohet nga Barcelona, ​​për të qenë i sinqertë. Nëse Messi largohet, do të krijohet një hendek masiv te Barcelona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat