Kur Davies i ofrohej Milanit, por iu dukën shumë 6 milionë euro

Futboll

Kur Davies i ofrohej Milanit, por iu dukën shumë 6 milionë euro

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 15:27
Alphonso Davies

Në Ligën e Kampionëve e tupëroi Semedon e Barcelonës me shpejtësinë dhe driblimin unik. Për pasojë, mori mjaft komplimente dhe vlerësime. Alphonso Davies ishte enigmatik deri para ca kohësh, por tani, duke luajtur te Bayern Munich, nuk është më i panjohur.

Në moshën vetëm 19-vjeçare, ai tashmë konsiderohet një nga lojtarët e krahut të majtë më të fortë në botë. Dhe të mendosh se disa vite më parë ekzistonte mundësia që ta shihnim Davies në një klub të njohur italian: Milani.

Sponsorizimi erdhi nga Giovanni Lorini, një ish-futbollist i kuqezinjve, që aktualisht bashkëpunon me skautët e Milanit. Në vitin 2016, ai ishte në Vancouver të Kanadasë
dhe e kishte vëzhguar nga afër “Phonzie”, siç iu tha mikrofonave të “La Gazzetta dello Sport”:

“Isha duke punuar në një kamping të Milanit në korrik, kur na ftuan të shihnim ndeshjen miqësore midis Whitecaps dhe Crystal Palace. Në pjesën e dytë aktivizohet një fëmijë, lojtar krahu. Ishte Davies, menjëherë më ra në sy për personalitetin, aftësinë e drejtimit dhe teknikën. Ishte kaq i përgatitur, pavarësisht se shumë i ri, vetëm 15 vjeç e gjysmë. Unë i dërgoj një email kompanisë sime: Ky djalë duhet të ndiqet”. Përgjigjja ishte pozitive, pastaj rrugët e tregut janë të çuditshme”.

Milani u tremb nga një kërkesë ekonomike, që konsiderohej e tepërt për një 15-vjeçar. “Ndoshta kërkesat ishin të larta, rreth 6 milionë euro për një 15-vjeçar. Ne e pëlqyenim atë, por ndoshta edhe Bayerni. Unë vazhdova ta ndiqja personalisht. Bisedova rreth tij me disa agjentë, që kërkuan ta propozonin në klube të tjera italiane, por Bayerni ishte më i mirë. Ose më i pasur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat