Abuzime në emër të trajnerit të kampionit shqiptar

Futboll

Abuzime në emër të trajnerit të kampionit shqiptar

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 17:43
Abuzime në emër të trajnerit të kampionit shqiptar

Trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo, ka reaguar në lidhje me një rast të rrezikshëm në “Facebook”-un e tij personal. Një agjent po përpiqet që të përfitojë nga futbollistët afrikenë duke përdorur emrin e teknikut të bardhebluve.

Numri një i stolit ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet e menaxherit afrikan që mundohet të përfitojë në emër të tij. “Për ata që mund t’ju interesojë, thjesht mësova se një agjenci me emrin Izvođenje Izviđača Agencija, po hiqet si agjenti im, duke u përpjekur të përfitojë para nga lojtarët nigerianë, me pretekstin se mund t’i sjellë ata në Shqipëri ose Europë, pasi ai është agjenti im dhe agjencia ime.

“Duhet të sqaroj se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, që të mos merren me këtë agjent. Unë nuk e njoh atë dhe nuk e kam parë asnjëherë në jetën time. Kini kujdes me kë merreni.

Ka shumë faqe të rreme në rrjetet sociale, që thjesht përpiqen të përdorin fotot e mia për të marrë para nga njerëzit”, deklaron Egbo për mediet afrikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat