Arsyeja interesante që po ia pamundëson Armend Thaqit prezantimin te Ballkani!

Futboll

Arsyeja interesante që po ia pamundëson Armend Thaqit prezantimin te Ballkani!

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 14:44
Armend Thaqi

Ballkani mbrëmë zyrtarizoi super-transferimin e radhës, duke siguruar shërbimet e mbrojtësit anësor më të mirë në vend, Armend Thaqit.

Përkundër propozimit të Prishtinës për të qëndruar në “Fadil Vokrri” dhe në anën tjetër ofertave nga Drita e Gjilani, Thaqi i tha “po” klubit nga Suhareka duke hapur një faqe të re në karrierën e tij.

Mirëpo, pse ai nuk është prezantuar ende me fanellën portokallezi?

Media mëson që Thaqi është i izoluar për shkak se ka dalë pozitiv me virusin Covid-19.

Kësisoj, karantina ia ka pamundësuar prezantimin në Suharekë, por një gjë të tillë do ta bëjë pasi të dalë negativ.

Me transferimin e Thaqit, Ballkani ka kompletuar repartin e mbrojtjes, që me emra është më cilësori në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat