Rivaldo për Messi

Futboll

Rivaldo për Messi

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 17:05
Rivaldo për Messi

Manchester City janë opsioni më i mirë për Lionel Messi, nëse argjentinasi vendos të largohet nga ‘Camp Nou’, sipas ish mesfushorit të Barcelonës, Rivaldo.

Rivaldo ka thënë se te Manchester City, Pep Guardiola do të ndërtonte skuadrën rreth gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Messi ka shokuar botën e futbollit, me dërgimin e një letre te Barcelona, duke i njoftuar se dëshiron të largohet këtë afat kalimtar.

Manchester City dhe Inter, janë skuadrat e përmendura për afrimin e Messit.

“Manchester City mund të jetë opsioni më i mirë për Messin”, ka deklaruar Rivaldo.

“Ai është 33 vjeçar, por cilësia dhe talenti i tij janë të padiskutueshëm dhe unë mendoj se ai ka edhe disa vite për të luajtur në nivele të larta. Ai shpejt mund të fillojë të shkëlqejë në Angli”.

“Guardiola ka njohuri të thella për aftësitë e Messit dhe do të gjente një zgjidhje për të përfshirë shpejt atë në ekip, për të marrën më të mirën nga ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat