Blerim Vula: Pse të gjithë po heshtin thua se nuk ka ndodhë asgjë?!

Futboll

Blerim Vula: Pse të gjithë po heshtin thua se nuk ka ndodhë asgjë?!

Nga: K.G. Më: 26 gusht 2020 Në ora: 18:20
Blerim Vula: Pse të gjithë po heshtin thua se nuk ka ndodhë asgjë?!

Blerim Vula, ish sekretar i përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Kosovës, veprimtar i shquar sportiv dhe gazetarë shumëvjeçar, ka ngritur shqetësimet e tija, që po përballet futbolli ynë në ditët e fundit. 

“Pse të gjithë po heshtin thua se nuk ka ndodhë asgjë?!
U bëmë gazi i Botës! Kur shpresonim se me rezultatet e tyre në kupat e Evropës në futboll, do t’ia trasojnë rrugën përfaqësuesit tonë të katërtë për edicionin e ardhshëm, ndodhi ajo që rrallëkush (mbase askush) e ka pritur.

Nga 3 klubet kosovare që sivjet u paraqitën në këto kompeticione, madje dy u eliminuan pa luajtur fare(!), me rezultat zyrtar. Kjo i ndodhi Dritës dhe Prishtinës. Eliminimi i tyre është i dhimbshëm për këto dy klube dhe për të gjithë ata që ia duan të mirën futbollit kosovar.

Por shumë më e dhimbshme është përshtypja që e lam ne opinionin futbolldashës Evropian. U bëmë gazi i Botës! U krijua përshtypja se jemi jo serioz, të pa aftë, nuk dimë të punojmë dhe të veprojmë (mbase edhe është kështu?).
Me të drejtë shtrohet pyetja se si është e mundur që në testimet për Covid në Prishtinë të gjithë të dalin negativ, ndërsa në testimet vetëm një ditë më vonë (në Gjibraltar) madje 8 veta të dalin pozitiv! Kjo i ndodhi dy herë Prishtinës!

Por, ngjajshëm (me numër më të vogël) u ndodhi edhe Dritës dhe Gjilanit. Krahas dëshpërimit për eleminimin administrativ të Dritës e Prishtinës, këto raste e kanë shkaktuar edhe një dëm tjetër shumë më të madh. Në mesin e kosovarëve kanë krijuar një huti, pasiguri dhe dilemë të madhe – a janë duke ditur institucionet tona shëndetësore se çka janë duke bërë? A janë duke ditur me i bë si duhet testet për Covid? Nëse “po” atëherë si është e mundur që të ndodhin gjërat që ndodhen me klubet tona të futbollit. Nëse “jo” atëherë atëherë mos pyet halli për këtë popullatë, me çka mund të ballafaqohet ajo.

Në këtë situatë kur pandemia çdo titë po merrë jetë, kjo është shumë më brengosëse dhe më alarmante se vetë humbjet e ndeshjeve me rezultat zyrtar!

Në këtë situatë, çuditërisht të gjithë heshtin thuase nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh asgjë. Kjo është e patolerueshme. Hesht klubi i Prishtines (por edhe ai i Dritës) duke mos kërkuar madje as sqarime nga IKSHPK-ja për atë që ndodhi (edhe pse do të mund të kërkonte edhe përgjegjësi për dështimet sportive dhe shpenzimet e mëdha që i ka bërë kot). Për çudi hesht edhe FFK-ja por edhe Ministria e Sportit, edhepse, edhe ato, do të mund dhe do të duhej të kërkonin të njejtët sqarime.

Befasuese është edhe heshtja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e ministrit por edhe e IKSHPK-s dhe e drejtorit të Institutit.

Nëse jo për shkak të dështimeve sportive dhe turpit që na është shkaktuar në opinionin Evropian, këta do të duhej obligimisht të deklarohen dhe t’i sqarojnë opinionit kosovar pse dhe si kanë mundur të ndodhin këto dallime kaq të mëdha në rezultatet e testeve të bëra në Kosovë dhe të bëra në Perëndim. Nëse për asgjë tjetër, atëherë për të qetësuar opinionin dhe për të rikthyer besimin e popullatës tek këto institucione.

Çdo veprim do të ishte shumë më i qëlluar dhe më i pranueshëm se sa kjo heshtje e pakuptimt, thuase asgjë nuk ka ndodhur!
Heshtja e problemeve nuk i zgjidh ato!”, shkruan Vula në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat