Kastrati hero i Dinamos së Zagrebit

Futboll

Kastrati hero i Dinamos së Zagrebit

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 22:25
Kastrati hero i Dinamos së Zagrebit

Kastrati hero i Dinamos, Dinamo në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve

Lirim Kastrati ishte hero i Dinamos së Zagrebit, ku shënoi për avantazhin e Dinamo Zagrebit në minutën e 78-të kundër CFR Cluj. Megjithatë, rumunët u kthyen në rezultat dhe arritën që të shënojnë golin e barazimit duke e dërguar ndeshjen në shtesa dhe mandej në penallti ku fituan Dimamo Zagreb me rezultat 5:6

Lirim Kastrati është treguar hero i vërtetë sonte në  ndeshjen vështirë të Dinamos së Zagrebit kundër CFR Cluj në Rumani.

Ishte një ndeshje që Dinamo e përfundoi me 10 lojtarë për shkak se në minutën e 54 një mbrojtës i skuadrës i ndëshkua me të kuq.  

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:1 për Dinamon ku shënoi Omer Gojak në minutën e 14.

Në pjesën e dytë CFR Cluj u treguan më të mirë dhe arritën që të nxerrin një penallti në minutën e 54, ku edhe u ndëshkua me të kuq një lojtar kroat, Kevin Theophile-Catherine.

Pikërisht, pas humbjes se penalltisë në ndeshje inkuadrohet Lirim Kastrati në vend të Lovro Majer.

Kastrati do të arrinte të lë gjurmë në këtë ndeshje ku do të shënonte në minutën e 78-të një gol pas një kundërsulmi të kroateve.

Kur mendohej që ndeshja do të përfundonte 1;2 për Dinamon, në minutën shtesë shënon Gabriel Debeljuh duke dërguar ndeshjen në shtesa dy herë nga 15 minuta.

Pas dy shtesave nuk pati gola të shënuar kështu që u ekzekutuan penalltitë ku më të saktë u treguan lojtarët e Dinamo Zagrebit duke fituar me rezultat 5:6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat