Bayern Munich nuk duan transferimin e Messit

Futboll

Bayern Munich nuk duan transferimin e Messit

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 23:02
Lionel Messi

Lionel Messi ka alarmuar botën e futbollit pas kërkesës së tij për t’u larguar nga Barcelona.

Shumë skuadra kanë filluar të “fërkojnë” duart për transferimin e tij, që do të ishte një nga transferimet më të mëdha në histori të futbollit.

Në mesin e këtyre skuadra nuk është Bayern Munich.

Sipas Bild, Bayern Munich nuk është një nga klubet që ëndërron blerjen e argjentinasit.

Kampionët e Evropës janë të kënaqur me sulmin e tyre, dhe nuk duan të shtojnë asgjë në të.

Për këtë arsye, ata nuk do të futen në garë për Messin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat