“Ibrahimovic nuk ka rinovuar ende me Milanin”

Futboll

“Ibrahimovic nuk ka rinovuar ende me Milanin”

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 00:21
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ende nuk ka rinovuar me Milanin.

Është agjenti i futbollistit që ka hedhur “ujë të ftohtë” mbi spekulimet rreth një marrëveshje mes Milanit dhe sulmuesit suedez.

Raiola, gjitha raportimet e mediave i ka cilësuar si lajme të rrema.

Ka pasur raporte të shumta që një marrëveshje mes palëve është arritur, ku Ibrahimovic do të përfitonte deri në 6 milionë euro në vit.

“Lajme të rreme. Ibrahimovic nuk ka rinovuar kontratën e tij me Milanin”, ka deklaruar Raiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat