Kastrati tregon veten në Dinamo të Zagrebit

Futboll

Kastrati tregon veten në Dinamo të Zagrebit

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 12:44
Kastrati tregon veten në Dinamo të Zagrebit

Akhmat Grozny regjistroi fitoren e 3-të radhazi në kampionatin rus, një fitore me peshë në transfertë ndaj një skuadre pretendente për titull si Lokomotiva e Moskës.

Protagonist në këtë sfidë ishte ish-mesfushori i Skënderbeut Bernard Berisha që në minutën e 58-të shënoi golin e 3-të për skuadrën çeçene duke vulosur fitoren e Akhmat Grozny-it që triumfoi me shifrat 3:2. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës u zëvendësua dy minuta më vonë, minutë në të cilën u fut në fushë Odise Roshi.

Arriti të gjente golin e parë ndërkohë me fanellën Dinamos së Zagrebit, Lirim Kastrati i cili u transferua gjatë kësaj vere nga Lokomotiva te skuadra më e madhe e futbollit kroat për 2 miljonë euro.

Kastrati shënoi një gol me peshë në sfidën e turit të dytë të Champions League ndaj rumunëve të Cluj por finalizimi i tij nuk i mjaftoi Dinamos për t’u kualifikuar në kohën e rregullt, megjithatë skuadra u kualifikua në turin e tretë pas goditjes së penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat