Ronaldo nuk mbetet pa çmim, goli ndaj Lyon më i miri në Ligën e Kampionëve

Futboll

Ronaldo nuk mbetet pa çmim, goli ndaj Lyon më i miri në Ligën e Kampionëve

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 20:29
Cristiano Ronaldo

Goli i bukur i Cristiano Ronaldos kundër Lyonit është votuar si goli më i mirë në Ligën e Kampionëve për edicionin e kaluar nga tifozët.

Ronaldo shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Lyonit për Juventusin në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së eliminimit direkt.

Kështu, goli i Ronaldos e ka mposhtur atë të Marcel Sabitzerit për më të mirin e edicionit.

Pesëherë fituesi i “Topit të Artë” ka shënuar dy golat në fitoren 2:1 ndaj Lyonit, por Juventusi u eliminua nga gara me rezultat të përgjithshëm 2:2.

Sulmuesi portugez e ka fituar këtë çmim për herë të tretë me radhë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat