Liga shumë më e varfër pa Feronikelin! Hidhet shorti për edicionin e ri

Futboll

Liga shumë më e varfër pa Feronikelin! Hidhet shorti për edicionin e ri

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 16:14
Liga shumë më e varfër pa Feronikelin! Hidhet shorti për edicionin e ri

Sot është tërhequr shorti edhe për kampionatin e ri në Ligën e Femrave, që pritet të nisë më 5 shtator, por që gjithçka varet nga vendimet e institucioneve të shtetit.

Përfaqësuesit e klubeve i përshëndeti anëtarja e Komitetit Ekzekutiv dhe njëherësh kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi, e cila kërkoi nga klubet organizim sa më të mirë në edicionin e ri, derisa shprehu keqardhje që KFF Feronikeli është tërhequr nga aktiviteti, duke pasur parasysh se kishte organizim të mirë dhe futbolliste mjaft cilësore.

Ndërkaq, menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Gashi Uka i njoftoi klubet për procedurën e shortit, derisa u diskutuan edhe çështje të cilat i preokupojnë klubet në situatën aktuale, kur ende autoritetet e vendit nuk kanë marrë vendim për lejimin e stërvitjeve.
Ndërkohë, pas tërheqjes së shortit në javën e parë u caktuan këto çifte:
Llapi – Vizioni
Jakova – Intelektualet
A&N – Mitrovica
Liria – Bazeli
Kosova – Kijeva
Malisheva pushon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat