Historike për shqiptarët në Mal të Zi, kjo është mrekulli!

Futboll

Historike për shqiptarët në Mal të Zi, kjo është mrekulli!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2020 Në ora: 19:43
Historike për shqiptarët në Mal të Zi, kjo është mrekulli!

Mbrëmje historike për futbollin në Tuz, shkruan në faqen e Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
Për herë të parë stadiumi në Tuz me reflektorë! 

Skuadra e futbollit shqiptar Deçiq nga Tuzi garon në elitën e futbollit malazez dhe renditet në vend të dytë me 4 pikë pas dy jave të zhvilluara. 

Futbolli është luajtur në Tuz që nga viti 1926 dhe tani shënon një faqe të re në historinë e FC Deçiq, të shtunën në mbrëmje, me 29 gusht, për herë të parë do të luajë në shtëpi nën dritat e reflektorëve. Të shtunën në orën 20.00 takohen me Jezeron në kuadër të javës së tretë.  

Kjo ndeshje me Jezeron është më e veçantë në historinë e këtij klubi.

“Është ndjenja e shkëlqyeshme, të gjithë në klub janë shumë krenarë që Deciq do të luajë në fushën e saj nën dritat e reflektorëve dhe për herë të parë në historinë e klubit.

Sigurisht, ky është një moment historik për Deçiqin, dhe për futbollin në Tuz e në përgjithësi. Por, përveç faktit se e gjithë kjo na bën krenarë, duhet të theksoj se vendosja e reflektorëve është vetëm një nxitje për ne që të punojmë sa më shumë dhe sa më mirë që të jetë e mundur në periudhën e ardhshme.

Tani ne duam të përmirësojmë edhe më shumë infrastrukturën në stadiumin tonë”, ka thënë Pal Dreshaj president i klubit Deçiq, për faqen e Federatës së Futbollit të Malit të Zi. 

Federata malazeze deri më tani ka financuar instalimin e ndriçuesve në shtatë stadiume, dhe investimi në Stadiumin Deçiq tejkalon shumën prej 600 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat