Flet menaxheri i parë i Messit: Ja gjasat që ka Bacelona, Interi dhe Manchester City

Futboll

Flet menaxheri i parë i Messit: Ja gjasat që ka Bacelona, Interi dhe Manchester City

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 12:29
Flet menaxheri i parë i Messit: Ja gjasat që ka Bacelona, Interi dhe Manchester City

Agjenti që ndihmoi Lionel Messin të bashkohej me Barcelonën pranon se Manchester City përfaqëson një “zgjedhje racionale” për lojtarin. Megjithatë, ai ka sqaruar se Interi mund të nënshkruajë me të. Raportet e fundit nga Spanja tregojnë se Messi mbetet i vendosur për ta lënë Barcelonën kësaj vere, përkundër vendosmërisë së klubit katalanas për ta mbajtur atë. Manchester City konsiderohet si një nga favoritët për të nënshkruar me yllin argjentinës, por Interi dhe PSG, gjithashtu, thuhet se po përgatisin oferta.

Josep Maria Minguella, agjenti që ndihmoi transferimin e Messit te “La Masia” në moshën 13 vjeç, tha më herët se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” do të nënshkruajë për Interin, por saktëson se këto sugjerime ishin keqkuptuar. “Komentet e mia u keqinterpretuan, – tha ai për “Tuttomercatoweb”. – Disa ditë më parë, thjesht thashë që Interi është një nga opsionet, referuar sistemit më të favorshëm të taksave që ekziston në Itali. Ne, gjithashtu, eamë se si veproi Cristiano Ronaldo dhe Juventusi dy vite më parë. Shumë kampionë po mendojnë të transferohen në Serie A, ditët e sotme. Nga jashtë, pikërisht sepse CR7 është tashmë atje, nuk mendoj se Juventusi është në garë për Messin”.

Kur u pyet se ku e sheh yllin argjentinas, Minguella u përgjigj: “Ka shumë më tepër shanse që Messi të qëndrojë te Barcelona deri në vitin 2021, kur i skadon kontrata, në vend se të largohet këtë vit. Barça tashmë ka vendosur dhe jam i bindur që do ta mbrojë atë zgjedhje deri në fund. Leo ka një kontratë dhe as avokatët e tij nuk janë të sigurt se mund të lëvizë pa paguar atë klauzolë të famshme lirimi prej 700 milionë euro”.

Minguella tha se përpjekjet e Messit për të lënë klubin janë “befasuese dhe të papritura” por shtoi: “Përvoja ime e gjatë në botën e futbollit më ka mësuar se gjithçka mund të ndodhë, gjithmonë, absolutisht gjithçka. Kalimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi te Juventusi ishte vetëm shembulli më i fundit. Në sistemin e futbollit, asgjë nuk është e pamundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat