Challandes flet për gjendjen e portierëve te Kosova: Do të vlerësojmë situatën e tyre

Futboll

Challandes flet për gjendjen e portierëve te Kosova: Do të vlerësojmë situatën e tyre

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 13:00
Foto Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për dy ndeshjet e radhës.

Dardanët do të luajnë ndeshjet e para për këtë vit në Ligën e Kombeve.

Gjendja e portierëve të Kosova nuk është aspak e mirë dhe ndoshta pika më e dobët në këto momente të vështira.

Arijanet Muriç nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga muaji shtator me Nottingham Forestin derisa Samir Ujkani ka qenë rregullisht zëvendësues te Torino dhe ka luajtur shumë pak.

Visar Bekaj ka luajtur rregullisht me Prishtinën, por niveli i Superligës nuk është në nivelin e dëshiruar.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se zgjedhjen do ta bëjë nga ajo çfarë do të shoh në stërvitje gjatë grumbullimit.

“Do të vlerësojmë gjendjen e portierëve, do të shikojmë potencialin e tyre dhe më pas do të vendosim se cilin portier do të luajmë“, ka thënë trajneri i Kosovës në një konferencë për medie të organizuar në Prishtinë”

“Nuk është e rëndësishme se sa kanë luajtur, e rëndësishme është që të shohim gjendjen e tyre dhe do të vendosim se cili portier do të luaj“, ka deklaruar Challandes.

Kosova do të përballet me 3 shtator ndaj Moldavisë në Itali, ndërsa tri ditë më vonë e pret Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat