Ky klub hap fond për të transferuar Messin

Futboll

Ky klub hap fond për të transferuar Messin

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 13:23
Ky klub hap fond për të transferuar Messin

Tifozët e VfB Stuttgart janë duke tentuar të bëjnë të paimagjinueshmen për të transferuar Lionel Messit.

Një tifoz me emrin Tim Artman ka krijuar një fond në “GoFund Me” për të mbledhur të holla në transferimin e argjentinasit te klubi gjerman.

Tashmë është bërë e ditur se 33-vjeçarin e dëshiron largimin nga Barcelona në këtë verë, ndërsa Manchester City, Inter dhe Paris Saint-Germain – janë skuadrat më të interesuara.

Kjo gjë nuk e ka ndaluar tifozin e skuadrës nga Bundesliga që të kërkojë një shumë prej 900 milionë eurove, derisa aktualisht ka arritur të mbledhë 1,437 euro.

“Ne, tifozët e VfB jemi duke mbledhur para për të paguar transferimin e Lionel Messit”, ka shkruar Artmann.

“Në rast se shuma e kërkuar nuk mblidhet ose Lionel Messi kalon te një skuadër tjetër, shuma që mblidhet 100% do të kalojë te Viva con Agua”, ka shkruar ai më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat