Dybala i habitur nga ky veprim i Juventusit

Futboll

Dybala i habitur nga ky veprim i Juventusit

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 10:41
Paulo Dybala

Paulo Dybala ka mbetur i habitur sesi Juventusi ende nuk e ka ftuar për ta rinovuar kontratën.

Siç zbulohet nga Gazzetta dello Sport, Paulo Dybala dhe shoqëruesit e tij janë të befasuar që Juventusi nuk është paraqitur ende pas përfundimit të sezonit të kaluar për të vazhduar diskutimin në lidhje me rinovimin e kontratës që skadon në 2022.

Stopimi i rinovimit mbetet te paga, edhe nëse propozimi i fundit prej 11 milionë euro në sezon nuk ishte larg kërkesave të argjentinasit.

Tani qëllimi i tij është të kthehet në fushë në formën më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur, por edhe të mos ndihet i sfiduar çdo verë sepse ndihet si njeriu i së ardhmes së Juventusit dhe sepse në Torino është i bindur se ka gjetur dimensionin e tij të lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat