Kosova nesër takohet me Moldavinë

Futboll

Kosova nesër takohet me Moldavinë

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 11:05
Kosova nesër takohet me Moldavinë

Kombëtarja e Kosovës nw futboll sot do të udhëtojë drejt Italisë saktësisht qytetit të Parmas ku nesër përballet me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova tash e tri ditë është grumbulluar në Prishtinë, grumbullim ky që ishte shumë më ndryshe se herëve tjera, kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

FFK kishte marrë masa strikte duke mos lejuar futbollistët të kenë kontakte me njerëz, derisa edhe stërvitjet i ka bërë me dyer të mbyllura dhe larg gazetarëve.

Dje Kosova i ka kryer testet për COVID-19 që i ka bërë në Kukës të Shqipërisë në laboratorin e licencuar nga UEFA dhe sot i pret rezultatet.

Një telashe tjetër për trajnerin Berndard Challandes ishte se shumë lojtarë që luajnë në Gjermani, Zvicër e Norvegji nuk mundën t’i bashkohen Kosovës në Prishtinë, pasi klubet nuk i lejuan duke e futur Kosovën në zonën e kuqe sa i përket virusit dhe çdo person që futet në Kosovë kur të kthehet duhet të izolohet për 14 ditë.

Gjithsesi, Milot Rashica, Leart Paçarada, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli e Idriz Voca i bashkohen Kosovës sot në Itali por që janë në dyshim për ndeshjen ndaj Greqisë që luhet në Prishtinë.

Ndeshja Moldavia – Kosova luhet të enjten nga ora 20:45 në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat