Ramos flet për Messin, nuk dëshiron largimin e tij nga Barcelona

Futboll

Ramos flet për Messin, nuk dëshiron largimin e tij nga Barcelona

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 22:41
Messi dhe Ramos

Çështja Lionel Messi – Barcelona ka filluar të diskutohet edhe te skuadra e Real Madridit.

Është Sergio Ramos tani që është përfshirë në këtë çështje, duke dhënë mendimin e tij.

Mbrojtësi spanjoll thotë se nuk do të dëshironte largimin e Messit nga Barcelona, por argjentinasi sipas tij, ka fituar të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tij.

“Nuk është një çështje që na shqetëson. Messi ka fituar të drejtën për të vendosur të ardhmen e tij”.

“Nuk e di nëse po e bën në mënyrën më të mirë, por sigurisht që për futbollin spanjoll, për Barcelonën dhe për ne, që na pëlqen të fitojmë duke qenë më të mirët, do të donim që ai të qëndronte”.

“Messi e bën La Ligën dhe skuadrën e tij më të mirë, si dhe “El Clasicot” më të bukura.

Kujtojmë se duelet Messi – Ramos, kanë qenë të shumta dhe të jashtëzakonshme ndër vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat