Komenti i prerë i Jorge Messi ndaj Josep Maria Bartomeu në takimin që u mbajt: Djali im nuk do të qëndrojë te Barcelona

Futboll

Komenti i prerë i Jorge Messi ndaj Josep Maria Bartomeu në takimin që u mbajt: Djali im nuk do të qëndrojë te Barcelona

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 00:41
Jorge Messi, jJosep Maria

Në një takimin profesional dhe me respekt, Josep Maria Bartomeu dhe Jorge Messi nuk arritën të arrijnë një marrëveshje mbi të ardhmen e djalit të këtij të fundit, Lionel Messi.

Jorge shoqërohej nga Rodrigo Messi, vëllai dhe këshilltari i Leos, ndërsa Bartomeu solli me vete kolegun e tij, drejtorin e klubit Javier Bordas.

Ka qenë një frazë që është thënë nga babai i Leos, gjatë takimi, që ua ka bërë të qartë drejtuesve të Barcelonës që argjentinasi nuk dëshiron të qëndrojë në klub.

“Djali im nuk do të qëndrojë në Barcelonë,” është fjalia vendimtare të cilën TyC Sports sshkruan se përfaqësuesi i Messit ia tha presidentit të Barcelonës.

Kjo është krejt e kundërta e pozicionit të Barcelonës, të cilët këmbëngulin se duhet të aktivizohet klauzola e lirimi dhe nuk duhet të jetë ajo e  700 milionë eurove.

Takimi ka zgjatur mbi një orë e gjysmë, por pa arritur që palët të bijën në një ujdi.

Bisedimet do të vazhdojnë pasi kërkohet të gjendet një marrëveshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat