Challandes: Ndaj Moldavisë luajmë për fitore

Futboll

Challandes: Ndaj Moldavisë luajmë për fitore

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 08:18
Challandes

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka deklaruar se ekipi i tij do të kërkojë fitoren ndaj Moldavisë, në ndeshjen që zhvillohen ditën e enjte, me fillim nga ora 20:45.

Challandes ka thënë se ndeshja ndaj Moldavisë është ndeshje garuese, dhe në këto sfida, Kosova gjithmonë luan për fitore.

“Ndaj Moldavisë luajmë për fitore. Është një ndeshje garuese dhe në ndeshje të tilla është e qartë se luajmë gjithmonë për fitore. Pa dyshim është një test i mirë për ne, prandaj është e rëndësishme që përveç lojës së mirë edhe të fitojmë”, ka theksuar Challandes.

Sa i përket faktit se 7 lojtarë iu kanë bashkuar ekipit vetëm ditën e sotme, trajneri i Dardanëve është shprehur: “Natyrisht se para një ndeshje të tillë nuk është mënyra më e mirë që të kesh vetëm një stërvitje me ekipin, por nuk mund ta ndryshojmë gjendjen”.

“Gjithçka në këto rrethana është ndryshe, andaj duhet ta bëjmë më të mirën në kushtet dhe situatën që ndodhemi. Është e qartë se ka dallime në formën e lojtarëve, por po e përshtatim punën për secilin prej tyre”, ka shtuar Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat