Dita “D”: Messi sot do të vendosë nëse do të qëndrojë te Barcelona

Futboll

Dita “D”: Messi sot do të vendosë nëse do të qëndrojë te Barcelona

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 09:31
Messi

Sot, Lionel Messi mund të konfirmojë vendimin e tij për të ardhmen te Barcelona.

Pas shumë spekulimeve për takimin e djeshëm mes babait dhe tij dhe drejtuesve të Barcelonës, gazetari i njohur argjentinas, Martin Arevalo, thotë se vendimi përfundimtar do të merret sot (e enjte).

Në Argjentinë, ata besojnë se Messi ka shumë gjasa të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Sipas Arevalo, shanset e Messit për të qëndruar te Barcelona janë 90 për qind.

Njeriu i parë te Barcelona, Josep Maria Bartomeu, në takimin me babanë e Messit, ka bërë të ditur se gjashtë herë fituesin e Topit të Artë e konsiderojnë si figurën kryesore në ekip, duke kërkuar me patjetër qëndrimin e tij.

“Nesër Leo do të vendosë Ekziston një skenar dhe shans i ri që futbollisti më i mirë në botë të vazhdojë në Barcelonë deri në vitin 2021 dhe të përmbushë kontratën e tij. Për momentin të gjithë po mendojnë. Drejtuesit e Barcës i kërkuan të qëndronte. Leo ka vendosur të deklarojë pozicionin e tij të enjten”, ka shkruar Arevalo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat