Milot Rashica paralajmëron Moldavinë para ndeshjes

Futboll

Milot Rashica paralajmëron Moldavinë para ndeshjes

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 10:13
Foto Ilustrim

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka paralajmëruar rivalët e Moldavisë para takimit të sotëm (e enjte) në Ligën e Kombeve.

Kosova është ngritur nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe në këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2022 do të ketë kundërshtar më të fortë.

Dardanët e fillojnë sot kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve me një ndeshje në udhëtim ndaj Moldavisë.

Takimi është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Ennio Tardini të Parmas në Itali dhe dy ekipet janë gati.

Te Kosova ka një atmosferë të mirë para këtij takimit dhe këtë e ka treguar edhe sulmuesi vushtrrias, Milot Rashica.

Rashica ka shfrytëzuar rrjetet sociale, ku me një postim në mbrëmjen e së mërkurës ka treguar se janë gati për përballjen me Moldavinë.

“Gati për nesër”, ka shkruar Rashica në profilin e tij në Facebook, postim të cilit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi.

Në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, përveç Kosovës dhe Moldavisë marrin pjesë edhe Greqia dhe Sllovenia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat