Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Moldavisë – Challandes me disa befasi

Futboll

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Moldavisë – Challandes me disa befasi

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 10:55
Foto Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot (e enjte) me Moldavinë në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Kosova është ngritur nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe në këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2022 do të ketë kundërshtar më të fortë.

Dardanët e fillojnë sot kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve me një ndeshje në udhëtim ndaj Moldavisë.

Takimi është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Ennio Tardini të Parmas në Itali dhe dy ekipet janë gati.

Trajneri Bernard Challandes do të ketë pak kokë-dhimbje për të zgjedhur formacionin titullar për këtë ndeshje.

Megjithatë, sipas burimeve të Telegrafit, Challandes do t’ju jap përparësi lojtarëve të cilët nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e së dielës ndaj Greqisë.

Arbër Zeneli mund të pushohet në këtë takim për të luajtur nga minuta e parë ndaj Greqisë.

Në vend të tij pritet të zhvendoset Florent Hadergjonaj apo edhe Benjamin Kololli, ndërsa njëri nga këta dy do të luajnë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Milot Rashica pritet ta nis këtë ndeshje nga qendra e sulmit në mungesë të Vedat Muriqit.

Formacioni i Kosovës: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Shala, H.Kryeziu; Hadergjonaj, Berisha, Celina; Rashica;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat