Messi ka marrë vendim, e zyrtarizon...

Futboll

Messi ka marrë vendim, e zyrtarizon...

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:02
Messi ka marrë vendim, e zyrtarizon

Leo Messi është protagonisti i madh i merkatos së verës. Sulmuesi argjentinas është në fjalët e të gjithëve, me të ardhmen e pasigurt. Në orët e fundit, nga Argjentina, gazetari Martin Arevalo dha më shumë detaje se cili mund të jetë rezultati i “telenovelas botërore”.

“Ka 90% shanse që Messi të vazhdojë te Barcelona. Sot, të enjten, ai do të ketë një vendim përfundimtar”, – deklaroi gazetari i “TyC Sports” gjatë mbrëmjes së kësaj të mërkure. Këtij informacioni ai i shtoi: “Messi po vlerëson seriozisht qëndrimin te Barcelona deri në vitin 2021 dhe largimin nga dera e madhe në fund të kontratës së tij”. Ky informacion vjen pas takimit të pasdites së djeshme midis Jorge Messi dhe Josep Maria Bartomeu.

Në të, asnjë marrëveshje nuk u arrit, sepse presidenti këmbënguli se ai kishte një kontratë aktuale në fuqi, ndërsa babai i futbollistit kërkoi të largohej falas nga Barça.

Tani, sipas këtij informacioni që doli në Argjentinë, Messi do të konsideronte një ndryshim të mendimit dhe nuk do të përjashtonte të qëndronte edhe një vit te Barça, pa pranuar rinovim, por t’i shkojë deri në fund kontratës aktuale dhe të largohet pa polemika nga klubi, ku kaloi 20 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat