Gazetari moldav çuditë për Kosovën

Futboll

Gazetari moldav çuditë për Kosovën

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:05
Gazetari moldav çuditë për Kosovën

Lavrentii Aniscenco, gazetari moldav i portalit“Moldfootball.com”,  konsideron se Kosova e nënçmon Moldavinë dhe sipoas tij pikërisht këtu është shansi i Moldavisë ndaj Kosovës.

“Mendoj se Kosova e nënvlerëson ekipin kombëtar të Moldavisë. Kosova konsiderohet si favorit dhe do të vihet nën një farë presioni për shkak të kësaj. Moldavia do të kërkojë shansin e saj dhe patjetër do ta gjejë atë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar për situatën e skuadrës së vendit të tij.

“ Nuk e di se cila është situata me ekipin kombëtar të Kosovës, por Moldavia nuk mund të thuhet me siguri se është në kulmin e saj. Kemi një trajner të ri që luajti vetëm dy ndeshje zyrtare dhe një miqësore, nuk kemi fituar për një kohë të gjatë, dhe në përgjithësi jemi në vendin më të ulët në renditjen e FIFA-s”, është shprehur Aniscenco.“Sidoqoftë, me ardhjen e trajnerit të ri, Engin Firat, kishte disa përparësi. Sidomos për sa i përket mentalitetit. Ekipi besoi në vetvete megjithëse i humbi të tre ndeshjet nën udhëheqjen e tij”.

Ai ka thënë se në Moldavi dihet shumë pak për Kosovën. “E di që kapiteni juaj luan për Torino. Dhe më e rëndësishmja, ne e dimë që Kosova fitoi grupin e saj në Ligën e Kombeve dhe ende ka shanse për Euro 2020”, ka thënë Aniscenco.

“Është e vështirë të thuash se si do të përfundojë ndeshja, unë as nuk mund ta imagjinoj se çfarë të pres nga kjo lojë. Unë mendoj se të dy ekipet janë në gjendje të çmontuar, madje edhe trajnerët nuk e dinë se për çfarë është e aftë skuadra e tyre. Kjo mund të ndihmojë po edhe mund  të jetë pengesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat