Man Utd përforcon skuadrën me yllin e Real Madrid

Futboll

Man Utd përforcon skuadrën me yllin e Real Madrid

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Sergio Reguilon vazhdon ta ketë të ardhmen e tij jashtë Real Madridit.

Me vendim personal të Zinedine Zidanes, i cili ende nuk u beson të rinjve, Reugilon duhet të kërkojë të ardhmen larg “Santiago Bernabeut’.

Lojtari pati një sezon të mirë te Sevilla ku ishte i huazuar, duke fituar Ligën e Evropës.

23 vjeçari mund të forcojë krahun e majtë të Manchester United nga sezoni i ri.

‘Djajtë e Kuq’ po konsiderojnë të nisin një ofertë joshëse, për të bindur të transferohet në ‘Old Trafford’.

Ai te Manchester United, do të konkurrojë me Luke Shaw, për krahun e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat