Renditja në FIFA, vlera e ekipit dhe mosha mesatare – Kosova prinë në të gjitha para Moldavisë

Futboll

Renditja në FIFA, vlera e ekipit dhe mosha mesatare – Kosova prinë në të gjitha para Moldavisë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:26
Foto Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot (e enjte) me Moldavinë në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Kosova është ngritur nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe në këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2022 do të ketë kundërshtar më të fortë.

Dardanët e fillojnë sot kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve me një ndeshje në udhëtim ndaj Moldavisë.

Takimi është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Ennio Tardini të Parmas në Itali dhe dy ekipet janë gati.

Por, cila përfaqësuese renditet më mirë në FIFA, ka moshë mesatare më të re dhe vlerë më të lartë.

Dardanët renditen në pozitën e 115-të në FIFA duke pasur renditje shumë më të mirë se rivalët e Moldavisë që zënë vendin e 175.

Edhe tek vlera e ekipit, Kosova prinë dukshëm ndaj Moldavisë, pasi ka vlerë shumëfish më të lartë.

Ekipi i Kosovës sipas Transfermarkt vlen 69.13 milionë euro për dallim nga ekipi i Moldavisë që vlen vetëm 10.23 milionë euro.

Edhe mosha është në favor të ekipit të Bernard Challandes që ka një mesatare prej 25.6 vitesh, ndërsa ekipi i Moldavisë ka moshë mesatare prej 28.1 vitesh.

Te Kosova lojtari më i vlefshëm është Milot Rashica, i cili ka një vlerë prej 22 milionë eurosh, ndërsa pas tij vjen Amir Rrahmani me 14 milionë euro.

Në anën tjetër të Moldavia lojtari më i vlefshëm është Artur Ionita, i cili ka vlerë prej 2.5 milionë eurosh. 

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat