Zidane e kishte paralajmëruar Modriçin

Futboll

Zidane e kishte paralajmëruar Modriçin

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:55
Zidane e kishte paralajmëruar Modriçin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i kishte thënë Luka Modricit se ai ishte lojtar me tipare për ta fituar "Topin e Artë".

Zidane e frymëzoi Modricit kur u zgjpodh trajner i Realit në vitin 2016, ndërsa dy vite më pas kroati e fitoi çmimin prestigjioz.

"E mbaj në mend çdo fjalë. Zidane më tha: ‘Ty të shoh si një lojtar i cili një ditë mund ta fitojë Topin e Artë. Unë as që kisha menduar ndonjëherë për Topin e Artë, por kur Zizu të thotë, atëherë natyrisht që ndien vetëbesim", tregoi Modric.

"Gjithmonë kam pasur marrëdhënie kaq të mira me të dhe shpresoj se ai do të qëndrojë në Madrid për një kohë të gjatë", shtoi kroati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat