Media serbe vajton për tri arsye në rastin e Kosovës, mallkon Greqinë që njeh diçka...

Futboll

Media serbe vajton për tri arsye në rastin e Kosovës, mallkon Greqinë që njeh diçka...

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:27
Media serbe vajton për tri arsye

Sonte, në orën 20.45 do të ndeshen Moldavia dhe Kosova, në kuadër të grupit 3 të Ligës së Kombeve, divizioni C.
Ndeshja luhet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë.   Kombëtarja e Kosovës është favoritë ndaj moldavëve në sfidën hapëse. 

Një medium serb. “Sportski Zurnal”, vajton Moldavinë dhe për një arsye.

“Ndeshja Moldavia - e ashtuquajtura Kosovë do të jetë e vetmja që nuk do të luhet në fushën vendase, në këtë rast në Kishinau.

Ndeshja u zhvendos në Itali. Moldavia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe nuk e ka lejuar ekipin e Kosovës të luajë në tokën e saj.

Prandaj UEFA e zhvendosi ndeshjen në stadiumin "Enio Tardini" në Parma. Ndeshja e dytë do të luhet gjithashtu në një fushë neutrale, por UEFA ende nuk e ka përcaktuar vendin.

Kundërshtarët e përzgjedhjes së Kosovës në Grupin 3 të Divizionit C janë Greqia dhe Sllovenia.

Greqia gjithashtu nuk e njohu krahinën jugore serbe si një shtet të pavarur, megjithëse si një anëtar i BE-së, ajo njeh pasaportën e Kosovës si një dokument të vlefshëm udhëtimi, kështu që do t'i presë kosovarët në Athinë”, shkarravit ky medium serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat