Kombëtarja ”ngujohet” në Minsk

Futboll

Kombëtarja ”ngujohet” në Minsk

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:26
Kombëtarja ”ngujohet” në Minsk

Kombëtarja jonë kuqezi ndodhet në Minsk që prej orës 20:00 të ditës së djeshme. Ajo është sistemuar në hotelin kryesor të kryeqytetin bjellorus, ku po qëndron nën masa të rrepta sigurie, nisur nga situate e nderë e protestave të opozitës në këtë vend. Po kështu, kushtëzimet në lëvizje janë diktuar edhe nga pandemia e koronavirusit. Futbollistët e stafi kuqezi kanë vijuar analizimin e kundërshtarit përmes videove, ndërsa sot do të kryejnë seancën e zakonshme familjarizuese me “Dinamo National Olympic Stadium”, ku do të luhet ndeshja nesër, prej orës 20:45. UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarët që do të bëjnë drejtësi në këtë sfidë të grupit 4 të Ligës së Kombeve. Ata janë suedezë: Kristoffer Karlsson, Daniel Gustavsson dhe Max Robin Wilde.

Sipas njoftimit të FSHF-së, atmosfera në grupin kuqezi është mjaft pozitive. Para stërvitjes së sotme, të planifikuar për orën 18:15, trajneri Edoardo Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj do të dalin në konferencën e zakonshme për shtyp. Sikurse dihet tashmë, me ekipin nuk kanë udhëtuar dje Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli, të dëmtuar. Po kështu, jashtë dy kualifikueseve të shtatorit mbetet edhe Marash Kumbulla, i dëmtuar me skuadrën e tij.

Parë në këtë kënvështrim, situate në mbrojtje bëhet më delikate, sepse duhet rikompozuar nga Reja, duke kujtuar se një lider si Mavraj nuk do të jetë më me kombëtaren. Sipas gjasave, duke parë edhe formën e tyre fizike, rol startuesi pritet të kenë Hysaj, Gjimshiti, Veseli dhe Dermaku. Ata do të kenë pas Strakoshën, më i avantazhuar se Berisha. Mesfusha do muskuj dhe und t’i ketë në këtë ndeshje.

Trajneri Reja ka mjaft alternative për të zgjedhur, por Gjasula, Bare dhe Abrashi shihen favoritë për ta nisur nga minuta e parë. Në fazën ofensive, ata do të kenë edhe mbështetjen e Hysajt, ndërsa në të majtë, Roshi duket se i ka “lënë targën” Trashit.

Vështirësi zgjedhjeje për sulmin, ku pritet të vendosë aspekti fizik. Në këtë drejtim, Cikalleshi qëndron më lart se Sadiku, ende pa ekip, apo Balaj, që vjen me “pajën” e golave në Austri. Shanse të mira edhe për Rey Manaj, falë aftësive të tij dribluese dhe për të krijuar kaos në mbrojtjet kundërshtare. Hapësirat e krijuara prej tij duhen shfrytëzuar mirë nga kuqezinjtë e tjerë, sidomos të mesfushgës dhe Cikalleshi, me goditjet e tij të forta, edhe nga distanca. Kujtojmë se për këtë ndeshje, Armando Broja është i pezulluar, ndaj nuk llogaritet nga trajneri Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat