Anglia sot zbret në Kosovë

Futboll

Anglia sot zbret në Kosovë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:28
Anglia sot zbret në Kosovë

Kombëtarja e Anglisë U21 sot nga ora 19:00 do të stërvitet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e cila është e fundit para ndeshjes që nesër e zhvillon me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Anglia e Kosova ndeshën nesër nga ora 19:00 dhe për të dyja skuadrat pikët janë tejet të vlefshme pasi janë në kërkim të kualifikimit.

Kosova pas pesë ndeshjeve gjendet në pozitën e 3-të në tabelë me 6 pikë, derisa Anglia e para me 4 ndeshje ka 12 pikë.

Të kujtojmë se kjo është ndeshja e dytë që ballafaqohen ndërmjet vete këto kombëtare. Në takimin e parë të luajtur në Angli, Kosova pati pësuar humbje me rezultat 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat