Reagimi i Fidan Alitit para përballjes ndaj Moldavisë

Futboll

Reagimi i Fidan Alitit para përballjes ndaj Moldavisë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:33
Foto Ilustrim

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti ka paralajmëruar rivalët e Moldavisë para ndeshjes së sotme (e enjte).

Kosova do të ndeshet sot me Moldavinë në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Takimi është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Ennio Tardini të Parmas në Itali dhe dy ekipet janë gati.

Se djelmoshat e Kosovës janë gati për ndeshjen e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, këtë e ka treguar edhe mbrojtësit Fidan Aliti.

Aliti ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar për fakimin e sotëm ndaj Moldavisë.

“Jemi gati”, ka shkruar Aliti në profilin e tij privat në Facebook.

Ndryshe, Aliti ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë të Kosovës në vitet e fundit, teksa kanë krijuar një dyshe të fortë së bashku me Amir Rrahmanin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat