Granit Xhaka me deklaratë të fortë: Jam krenar që po e përfaqësoj vendin tim

Futboll

Granit Xhaka me deklaratë të fortë: Jam krenar që po e përfaqësoj vendin tim

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:37
Granit Xhaka me deklaratë të fortë: Jam krenar që po e përfaqësoj vendin tim

Futbollisti Granit Xhaka është shprehur krenar që do të jetë në gjendje ta udhëheqë ekipin kombëtar të Zvicrës si kapiten, pasi iu besua shiriti i kapitenit edhe zyrtarisht para takimit me Ukrainën.

Pas pensionimit të Stephan Lichtsteiner, shiriti i kapitenit iu besua mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhakës.

“Jam tejet krenar që jam në gjendje ta përfaqësojë vendin tim. Veçanërisht si kapiten. Ëndrra më e madhe m’u bë realitet”, ka thënë Xhaka.

Xhaka, i lindur në Basel nga prindër shqiptar që kishin ikur nga okupimi serb në vitet 90-ta, do të bëhet shqiptari i parë që emërohet kapiten i Zvicrës.

Derisa Graniti e refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë, vëllai i tij, Taulanti, e përfaqëson kombëtaren kuqezi.

Graniti i ka 82 paraqitje për ekipin senior të Zvicrës deri tani, si dhe 12 gola.

Xhaka u ka bërë thirrje tifozëve të Zvicrës ta përkrahin ekipin e tyre kombëtar: “Ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj. Ne duam t’ju bëjmë të lumtur në këtë garë dhe në të ardhmen.”

Zvicra do të përballet me Ukrainën në ndeshjen hapëse të Ligës A në Ligën e Kombeve, sonte në orën 20:45.

Kombëtarja e yjeve shqiptare bën pjesë në Grupin 3, bashkë me Gjermanin dhe Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat