Messi te Reali? Kroos flet...

Futboll

Messi te Reali? Kroos flet...

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:44
Messi te Reali? Kroos flet...

E ardhmja e Lionel Messit është shndërruar në një çështje botërore dhe ylli argjentinas prej ditësh zë faqet e para të mediave sportive, ndërsa nuk mund të mos përfshiheshin në këtë situatë edhe dy prej rivalëve të tij në fushë, futbollistët e Realit të Madridit Toni Kroos dhe Sergio Ramos.

Mesfushori gjerman nuk i kurseu komplimentet për 6 herë fituesin e Topit të Artë, por pranoi se ky i fundit nuk mund të transferohet te Reali dhe shtoi se nuk ia vlen të dëshpërohen shumë për largimin e tij.

“Messi te Reali? Nuk e besoj, sepse për të bërë një lëvizje të tillë duhet të kesh b..e. Messi është një nga futbollistët më të mirë dhe arma kryesore e Barcelonës, ndaj nëse largohet, është lajm i keq për La Ligën. Megjithatë unë nuk mërzitem edhe nëse largohet”, u shpreh Kroos.

Edhe kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, nga grumbullimi me kombëtaren spanjolle, pran oi se Lionel Messi është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror dhe se do të donte ta kishte sërish në La Liga.

“Messi ka fituar të drejtën për të vendosur vetë të ardhmen, edhe pse nuk e di nëse kjo është koha e duhur. Për futbollin spanjoll, për Barcelonën, por edhe për ne të Realit është më mirë të qëndrojë, pasi na pëlqen që në fushë të fitojmë ndaj më të mirëve. Për më tepër, prezenca e tij në fushë, e bën El Classicon edhe më interesante për t’u shijuar”, tha Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat