Kurti: Djemtë e Kombëtares së Kosovës, meritojnë përkrahje të madhe

Futboll

Kurti: Djemtë e Kombëtares së Kosovës, meritojnë përkrahje të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2020 Në ora: 13:12
Kurti: Djemtë e Kombëtares së Kosovës, meritojnë përkrahje të madhe

Ish futbollisti i Trepçës, Prishtinës, Besianës, Besëlidhjes, Xhevat Kurti, beson e shpreson se Kombëtarja e Kosovës sonte (20.45) do të triumfojë në përballje me Moldavinë, në takimin që luhet në stadiumin e Parmës.  

Kurti mendon se Kosova ka ekip më të mirë dhe duhet që të kthehen edhe me tri pikë para sfidës tjetër të rëndësishme, kundër Greqisë.

“Për mendimin tim Kosova është favorite. 

Kemi lojtarë më të mirë, me lojërat e treguara deri tani Kosova ishte dashtë të kthehet me fitore të lehtë pa marr parasysh mungesave që ka njëra apo tjetra ekip.

Suksese djemve tanë, meritojnë përkrahje të madhe. 

Respekt për futbollistët tanë që japin në çdo ndeshje maksimumin”, tha Kurti për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
Kurti sot jeton e vepron me familje në shtetin e Finlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat