Gjyqtari nga Kosova do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e madhe, Danimarka-Belgjika

Futboll

Gjyqtari nga Kosova do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e madhe, Danimarka-Belgjika

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2020 Në ora: 13:21
Gjyqtari nga Kosova do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e madhe, Danimarka-Belgjika

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, me nënshtetësi zvicerane, Bekim Zogaj, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e madhe të Ligës së Kombeve në Divizionin A, në mes Danimarkës dhe Belgjikës.

Ndeshja do të zhvillohet me 5 shtator në Kopenhagë, duke filluar nga ora 20.45.   

Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistentët e tij Stephane de Almeida, Bekim Zogaj dhe gjyqtari i katërt Fedayi San, që të gjithë nga Zvicra.

Javën që e lamë pas, Zogaj ishte asistent i Scharer në finalen e madhe të Kupës së Zvicrës, mes Young Boys dhe Baselit, e cila është fituar me rezultat 2:1 nga futbollistët e Yong Boysit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat