Teuta nënshkruan me ish kapitenin e Tiranës

Futboll

Teuta nënshkruan me ish kapitenin e Tiranës

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 13:26
Teuta nënshkruan me ish kapitenin e Tiranës

Pas triumfit në Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, teuta po bën mjaft mirë edhe në Europë, ku kaloi turin e parë eliminator ndaj izraelitëve të Beitar Jerusalem dhe tani do të përballet në raundin e ardhshëm me spanjollët e Granadës.

Në prag të ndeshjeve europiane, por edhe sezonit të ri, klubi durrsak vijon punën edhe në merkato, për t’u përforcuar akoma më shumë dhe për të shpresuar në të tjera arritje të mëdha në fushën e lojës.

Kështu paraditen e sotme është prezantuar te durrsakët ish kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, i cili ishte futbollist i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me bardheblutë, ku u shpall kampion në sezonin e fundit.

Mesfushori 32-vjeçar është një vlerë e shtuar për skuadrën e Edi Martinit, pasi ka një eksperiencë shumë të madhe në Kategorinë Superiore dhe bashkë me emra si Arapi e Emiliano Vila, pritet të bëhen “lokomotiva” e Teutës në rrugën drejt suksesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat