Roma afër Smallingut

Futboll

Roma afër Smallingut

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:07
Roma afër Smallingut

Roma raportohet se janë afër nënshkrimin me mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling, sërish si huazim, me obligimin e blerjes verën tjetër për 12 milionë euro.

Sky Sport Italia raporton se Giallorosët kanë arritur të negociojnë për çmimin që kanë kërkuar, pas bisedimeve të vazhdueshme me Manchester United.

Roma e kishte huazuar Smallingun verën e kaluar, me një mundësi për ta blerë për 20 milionë euro këtë vit.

Por, ata kanë arritur të zbresin çmimin e 30 vjeçarit në një huazim tjetër, me detyrimin për ta blerë për 12 milionë euro vitin tjetër.

Skuadra nga kryeqyteti italian po përgatit kontratë tri vjeçare për ish reprezentuesin anglez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat